MAGNET - VOLANS

Masterplani "Magnet" propozon një tipologji të re lagjeje për qytetin e Tiranës, e cila ofron cilësitë e jetës urbane që nuk mund të gjenden në asnjë pjesë tjetër të qytetit, dhe si e tillë mund të shërbejë si model dhe pikë referimi për zhvillimin urban. 

Në krahasim me blloqet uniforme të ndërtimit, masterplani propozon një shumëllojshmëri në lartësi, orientim dhe tipologji apartamentesh. Me diferencat në kate dhe dimensione, ai reflekton kompleksitetin urban të Tiranës dhe të rrethinave.

Rezidencat e banimit janë të organizuara rreth oborreve të brendshme që hapen në drejtim të njëri-tjetrit. Sheshi qendror dhe oborret e gjelbëruara janë të ndërlidhur me rrugët e këmbësorëve dhe çiklistëve. Kjo krijon hapësira publike bashkëvepruese, si dhe hapësira gjysmë-private dhe private.

Objekti ndryshon në lartësi duke kombinuar 4 dhe 11 kate. Kati i parë përbëhet nga dyqane, veçanërisht rreth sheshit qëndror dhe nga një përzierje të llojeve të ndryshme të apartamenteve.

-1 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11

Veçantia e këtij objekti shfaqet nëpërmjet alternimit të lartesive të kateve duke dhënë mundësinë e ndriçimit më të gjërë dhe nëpërmjet hapësirës së gjelbër relativisht më të shumtë në raport me objektet e tjera.

Duke u përpjekur të krijohet një sintoni e vazhdueshme me urbanistikën mesdhetare është ruajtur ngjyra e bardhë për të gjitha objektet.  Projekti bazohet në ide minimaliste duke ruajtur konceptin e ngjyrës, formës dhe thjeshtësisë në formë.

Udhetim në lagjen Magnet

Apartamente apo penthouse?! Ballkon apo verandë?! Ju bëni ​zgjedhjen tuaj.

Projekti


Lexo Më Shumë

Studio Daniel Libeskind

Studio ka disa projekte nën ndërtim, duke përfshire rizhvillimin e të njohurës Fiera Milano Fairgrounds nga City Life; Kö-Bogen, një kompleks zyrash dhe dyqanesh në Düsseldorf;  dy zhvillime të lartësive të mëdha, Kulla L në Toronto dhe Reflections në Keppel Bay,  nje zhvillim rezidencial prej  185 800 metra katror në Singapor. Lexo më shumë.

Kontakt SHPK

Kontakt SHPK - Të ndërtosh është më shumë sesa duket. Kontakt është një kompani shqiptare zhvillimi dhe inxhinierimi që siguron shërbime të kualifikuara këshillimi me një njohuri të lartë. Lexo më shumë


Daniel Libeskind Shprehet Për Magnet: